Haziri para mbledhjes së Kryesisë: Nuk shpallen kandidaturat për kryetar të LDK-së sot - Gazeta Express
string(85) "haziri-para-mbledhjes-se-kryesise-nuk-shpallen-kandidaturat-per-kryetar-te-ldk-se-sot"

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 15:48

Haziri para mbledhjes së Kryesisë: Nuk shpallen kandidaturat për kryetar të LDK-së sot

Lajme

Gazeta Express

19/01/2026 15:48

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se nuk do të ketë shpallje të kandidaturave për kryetar të LDK-së, ndërsa po hynte në selinë e partisë para se të niste mbledhja e Kryesisë.

Haziri iu përgjigj shkurt pyetjeve të gazetarëve ndërsa ecte mes tyre.

“S’kemi shpallje të kandidaturave sot. Kemi mbledhje të Kryesisë”, tha ai.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ka nisur para disa minutash. Ajo pason një takim të 13 janarit, të kryetarit Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e partisë.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, por fjalën e fundit për pranimin ose jo të dorëheqjes ka thënë se do ta ketë Kuvendi i LDK-së.

Disa në partinë më të vjetër në vend kanë shprehur pakënaqësinë që dorëheqja e Abdixhikut nuk ishte e parevokueshme.

Advertisement
Advertisement
Advertisement