Talenti shqiptar shkruan hapin e parë në Serie A, debuton me Genoan - Gazeta Express
string(66) "talenti-shqiptar-shkruan-hapin-e-pare-ne-serie-a-debuton-me-genoan"

Sport

Gazeta Express

18/01/2026 15:26

Talenti shqiptar shkruan hapin e parë në Serie A, debuton me Genoan

Sport

Gazeta Express

18/01/2026 15:26

Joi Nuredini po konfirmohet si një nga sulmuesit më premtues shqiptarë të brezit të ri. Futbollisti 18-vjeçar ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke debutuar me ekipin e parë të Genoas në Serie A, në përballjen ndaj Parmës.

Edhe pse u aktivizua vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, prania e tij në fushë përfaqëson një hap të madh për të riun shqiptar dhe një shpërblim për punën e bërë në akademinë e klubit italian.

Nuredini ka qenë protagonist me skuadrën Primavera të Genoas, ku ka regjistruar 40 paraqitje dhe 13 gola, statistika që e kanë futur në radarët e stafit teknik të ekipit të parë.

Debutimi në elitën e futbollit italian shihet si fillimi i një rruge premtuese për sulmuesin shqiptar. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement