Juventus ka bërë histori në Serie A, duke u bërë ekipi i parë që humb një ndeshje me 78% posedim, sipas të dhënave të Opta.
Bianconerët dominuan ndaj Cagliarit me 20 goditje drejt portës, 18 kënde dhe xG 1.17, por nuk arritën të shënojnë. Cagliari fitoi 1-0 me gol të Luca Mazzitelli, i cili ishte i vetmi goditje drejt portës për vendasit.
Kjo humbje tregon se posedimi i lartë nuk garanton gjithmonë fitoren, pasi Cagliari triumfoi edhe pse me saktësi pasimi vetëm 66%, krahasuar me 92% të Juventusit. /GazetaExpress
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...