Cagliari mposht Juventusin në një surprizë të madhe - Gazeta Express
string(51) "cagliari-mposht-juventusin-ne-nje-surprize-te-madhe"

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 22:44

Cagliari mposht Juventusin në një surprizë të madhe

Sport

Gazeta Express

17/01/2026 22:44

Juventusi dështoi në udhëtim te Cagliari, duke pësuar një humbje surprizë me rezultat minimal 1-0 në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

“Bianconerët” dominojnë pjesën më të madhe të ndeshjes dhe krijuan disa raste të rrezikshme, por nuk arritën ta thyenin mbrojtjen e vendësve.

Cagliari shfrytëzoi një nga rastet e veta të pakta: në minutën e 65-të, Luca Mazzitelli shënoi pas harkimit të Gaetano, duke vendosur rezultatin final.

Trajneri Spalletti tentoi të ndryshonte ritmin me Edon Zhegrovën, por Juventusit i mungoi konkretizimi i aksioneve. Rasti më i rrezikshëm për skuadrën torineze ishte përmes Kenan Yildiz, që tentoi një supergol nga distanca, por portieri i Cagliarit ishte në vendin e duhur.

Me këtë humbje, Juventus bie në vendin e 5-të me 39 pikë, ndërsa Cagliari ngjitet në vendin e 15-të me 22 pikë, duke marrë një fitore të vlefshme në kuadër të mbijetesës. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement