Klubi i GO+ Pejës ka njoftuar se për pjesën e mbetur të sezonit, kryetrajner do të jetë kroati Damir Milačić.
Milačić ka një karrierë të pasur si basketbollist dhe që nga viti 2012 ushtron profesionin e trajnerit. Ai ka drejtuar skuadra kryesisht në Kroaci, me eksperiencë edhe në Belgjikë, dhe gjatë sezonit 2024/25 u shpall trajneri i vitit në Kroaci.
51-vjeçari do të marrë drejtimin e skuadrës nga nesër, duke sjellë eksperiencën e tij të madhe për GO+ Pejën, në përpjekje për rezultate pozitive në pjesën e mbetur të sezonit. /GazetaExpress