Llapi ka nxjerrë shumë futbollistë viteve të fundit, të cilët më pas janë transferuar në futbollin evropian. Puna e trajnerit Tahir Batatina ka sjellë fryte.
E verën e kaluar, llapjanët e kishin në dorë një ofertë gati gjysmë milionëshe për yllin e ekipit Elvir Gashijani. “Gazeta Express” e ka siguruar ekskluzivisht dokumentin e ofertës që klubi kosovar e kishte marrë nga Konyaspori.
Por, Llapi e kishte refuzuar ofertën prej 450 mijë eurosh, të bërë nga klubi turk.
Në ofertën zyrtare të klubit turk shkruan:
Drejtorit Sportiv, KF Llapi
I nderuar Zotëri,
Shpresojmë që kjo letër t’ju gjejë mirë dhe ju urojmë shumë suksese.
Ju kontaktojmë për të shprehur interesimin tonë për shërbimet e lojtarit z. Elvir Gashijan (i lindur më 05.08.2006), i cili aktualisht është i regjistruar në klubin tuaj, si dhe për t’ju paraqitur ofertën tonë për transferimin përfundimtar të lojtarit.
Nëse keni mirësinë ta pranoni, dëshirojmë të ofrojmë transferimin përfundimtar të lojtarit, në këmbim të një kompensimi fiks transferimi prej 450.000 euro (100 mijë në gusht, 150 mijë në dhjetor, 200 mijë në shkurt) + 15% klauzolë nga rishitja.
Ju lutemi vini re se propozimi i lartpërmendur është vetëm një ofertë jo-detyruese dhe kushtet përfundimtare duhet të miratohen nga Bordi Ekzekutiv i Konyaspor Spor Kulübü. Në çdo rast, transferimi është subjekt i përmbushjes së një kontrolli mjekësor të suksesshëm të lojtarit dhe lidhjes së kontratës së punës me të.
Kushtet thelbësore të theksuara më sipër mund të rishikohen në bazë të kundërpropozimeve tuaja.
Gjithashtu, dëshirojmë të vazhdojmë negociatat me lojtarin pas miratimit tuaj.
Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni për bashkëpunim dhe asistencë të mëtejshme.
Me respekt,
Yusuf Küçükbakırcı
Konyaspor Spor Kulübü
Konya, 26.06.2025

Këmbëshpejti Gashijani është njëri prej futbollistëve më të mirë në futbollin kosovar, ndërsa shpejt mund ta shohim duke luajtur në futbollin evropian. /GazetaExpress