Legjenda e KB Sigal Prishtina, Edmond Azemi, reagon pas largimit nga klubi - Gazeta Express
string(72) "legjenda-e-kb-sigal-prishtina-edmond-azemi-reagon-pas-largimit-nga-klubi"

Sport

Gazeta Express

15/01/2026 20:07

Legjenda e KB Sigal Prishtina, Edmond Azemi, reagon pas largimit nga klubi

Sport

Gazeta Express

15/01/2026 20:07

Legjenda e basketbollit kosovar dhe ikonë e KB Sigal Prishtinës, Edmond Azemi, ka reaguar publikisht pas vendimit për largimin e tij nga klubi i kryeqytetit.

Azemi, i cili ka kontribuar me pasion dhe përkushtim për dekada, shpreh zhgënjimin e tij mbi vendimet e fundit që sipas tij, favorizojnë interesa të ngushta personale dhe anashkalojnë tifozët historikë të klubit, të njohur si Plisat.

“KB Sigal Prishtina nuk është pronë private dhe as mjet për interesa të ngushta personale; është simbol i qytetit dhe i tifozërisë së tij,” shkruan Azemi. Ai thekson se pa Plisat dhe qytetin, klubi humbet shpirtin dhe historinë që e ka bërë të madh.

Basketbollisti legjendar nënvizon se Prishtina meriton një udhëheqje që bashkon, respekton dhe përfaqëson qytetin, duke theksuar se vendimi për largimin e tij nuk reflekton vlerat e klubit dhe zërin e qytetarëve që kanë mbajtur gjallë fanellën e Prishtinës.

Reagimi i Azemit vjen pas një postimi në Facebook në orët e vona të mbrëmjes, ku shpreh paknaqësinë për mënyrën se si po menaxhohet klubi, duke e cilësuar si një gabim strategjik dhe moral.

Edmond Azemi: “KB Sigal Prishtina është e qytetit. Është e Plisave. Dhe kjo nuk duhet harruar kurrë.” /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement