Kaos në palestër! Plisat ndërpresin ndeshjen dhe protestojnë zgjedhjen e Bekë Berishës - Gazeta Express
string(85) "kaos-ne-palester-plisat-nderpresin-ndeshjen-dhe-protestojne-zgjedhjen-e-beke-berishes"

Sport

Gazeta Express

15/01/2026 19:21

Kaos në palestër! Plisat ndërpresin ndeshjen dhe protestojnë zgjedhjen e Bekë Berishës

Sport

Gazeta Express

15/01/2026 19:21

Ndeshja e xhiros së 15-të ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës është ndërprerë tre minuta pa u mbyllur çereku i parë. 

Tifogrupi “Plisat” kanë reaguar ashpër pas zgjedhjes së Bekë Berishës si kryetar i ri i klubit. Ata kanë fyer nga tribunat Blerand Stavilecin, Florian Miftarin e Bekë Berishën, ndërsa e kanë kërkuar largimin e këtij të fundit nga posti i kryetarit, shkruan Gazeta Express.

Tre minuta e 12 sekonda pa u mbyllur çereku i parë është hedhur një mjet prioteknik në parket, por nuk shpërtheu. Dhe menjëherë pas këtij momenti, ndeshja është ndërprerë, lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes, ndërsa “Plisat” janë larguar nga palestra. 

Deri në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, rezultati ishte 17:8 në të mirë të Golden Eagle Yllit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement