“Para 9 vjetësh isha afër ta lija futbollin”, flet heroi i Albacetes pas fitores së madhe ndaj Realit - Gazeta Express
string(98) "para-9-vjetesh-isha-afer-ta-lija-futbollin-flet-heroi-i-albacetes-pas-fitores-se-madhe-ndaj-realit"

Futboll

Gazeta Express

15/01/2026 10:43

“Para 9 vjetësh isha afër ta lija futbollin”, flet heroi i Albacetes pas fitores së madhe ndaj Realit

Futboll

Gazeta Express

15/01/2026 10:43

Jefte Betancor ishte hero i Albacetes mbrëmë në fitoren 3:2 ndaj Real Madridit.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 58-të dhe më pas shpërtheu me dy gola, përmes së cilëve e eliminoi nga Copa del Rey klubin më të madh në botë, shkruan “Gazeta Express”.

E natyrisht, ai e konsideron të paimagjinueshme këtë natë për të, ndërsa ka zbuluar se para disa vitesh ishte afër që ta linte futbollin.

“Kjo është gjëja më e madhe që ka ndodhur ndonjëherë në histori të futbollit.”

“Para 9 vjetësh isha duke e lënë futbollin. Shikojeni se ku jemi ne sot.”

Futbolli ia shpërbleu mbrëmë atij gjithçka me lavdi. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement