Shokuese në Copa del Rey: Albacete eliminon Real Madridin në debutimin e Arbeloa-s - Gazeta Express
string(81) "shokuese-ne-copa-del-rey-albacete-eliminon-real-madridin-ne-debutimin-e-arbeloa-s"

Sport

Gazeta Express

14/01/2026 23:05

Shokuese në Copa del Rey: Albacete eliminon Real Madridin në debutimin e Arbeloa-s

Sport

Gazeta Express

14/01/2026 23:05

Në një nga surprizat më të mëdha të sezonit në Spanjë, Albacete, ekipi që lufton për mbijetesën në kategorinë e dytë, ka mposhtur Real Madridin 3-2 dhe ka siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Copa del Rey.

Ky triumf historik është i pari i Albacete-s në këtë fazë të turneut që nga sezoni 1994-1995, duke shkaktuar një zhgënjim të madh për skuadrën e madhe madrilene.

Ndeshja shënoi gjithashtu debutimin e Alvaro Arbeloa si trajner i Real Madrid, pas largimit të Xabi Alonso, por për eksperiencën e tij të re nuk ishte një fillim i ëndrrave.

Albacete tregoi vendosmëri dhe karakter, duke përmbysur pritshmëritë dhe duke shkaktuar një nga befasitë më të mëdha të këtij sezoni të Kupës së Mbretit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement