Ernest Muçi shkëlqen te Trabzonspor: dy gola dhe një asist në fitore ndaj Istanbulspor - Gazeta Express
string(85) "ernest-muci-shkelqen-te-trabzonspor-dy-gola-dhe-nje-asist-ne-fitore-ndaj-istanbulspor"

Sport

Gazeta Express

14/01/2026 18:08

Ernest Muçi shkëlqen te Trabzonspor: dy gola dhe një asist në fitore ndaj Istanbulspor

Sport

Gazeta Express

14/01/2026 18:08

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vazhdon formën e jashtëzakonshme në Turqi, duke qenë protagonist absolut i Trabzonsporit në ndeshjen e Kupës së Turqisë ndaj Istanbulspor.

Në raundin e dytë të kompeticionit, vendasit kaluan të parët në avantazh, por Muçi riktheu skuadrën në lojë me një gol spektakolar në minutën e 41-të, duke ndezur entuziazmin e tifozëve, të cilët shpërthyen në brohoritje “Muçi, Muçi”.

Në pjesën e dytë, shqiptari vazhdoi performancën e shkëlqyer: në minutën e 57-të dhuroi një asist për golin e përmbysjes, ndërsa vetëm tri minuta më vonë shënoi një tjetër supergol në minutën e 60-të.

Me këto dy realizime, Muçi ka arritur 9 gola në të gjitha garat me fanellën e Trabzonsporit dhe po afirmohet si një nga figurat më të rëndësishme të skuadrës, vetëm pak muaj pas transferimit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement