Barcelona e para për lojtarë të rritur në akademi në 5 ligat më të forta evropiane - Gazeta Express
string(82) "barcelona-e-para-per-lojtare-te-rritur-ne-akademi-ne-5-ligat-me-te-forta-evropiane"

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 12:34

Barcelona e para për lojtarë të rritur në akademi në 5 ligat më të forta evropiane

Futboll

Gazeta Express

14/01/2026 12:34

Sipas raportit të fundit të CIES Football Observatory, Barcelona e udhëheq renditjen e klubeve që kanë më shumë lojtarë të rritur në akademi dhe që aktivizohen aktualisht në pesë kampionatet elitë të Evropës: La Liga (Spanjë), Premierliga (Angli), Serie A (Itali), Bundesliga (Gjermani) dhe Ligue 1 (Francë).

Barcelona prin me 40 lojtarë të formuar në akademinë e vet që janë aktivë në këto liga elitare këtë sezon, përcjell “Gazeta Express”.

Pas saj renditen Real Madridi me 35 lojtarë dhe Paris Saint-Germaini me 31 lojtarë të lindur dhe stërvitur në sistemin e tyre të të rinjve.

Në vendet e tjera të top listës janë klube si Rennes, Ajax, Chelsea, Real Sociedad, Manchester United, Arsenal e Manchester City — të gjitha me një numër të konsiderueshëm lojtarësh të dalë nga akademitë e tyre.

Ndërkaq, Klubet italiane mbeten dukshëm prapa në këtë kategori: Juventus i ka 17 lojtarë të rritur në akademi që luajnë në ligat kryesore evropiane, kurse Inter i ka 16 të tillë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement