Disa ofrues tashmë po ofrojnë teknologjinë Wi-Fi 7, por kjo mund të zëvendësohet së shpejti nga Wi-Fi 8.
Nëse interneti juaj ngadalësohet dhe nuk i përballon dot nevojat e përditshme digjitale, fajtor mund të jetë router-i juaj. Shumë shtëpi vazhdojnë të përdorin pajisje të vjetruara Wi-Fi, që nuk mbajnë dot hapin me streaming 4K apo me numrin gjithnjë në rritje të pajisjeve të lidhura.
Disa ofrues në Britani, përfshirë EE dhe Sky, tashmë po ofrojnë lidhje më të shpejtë me teknologjinë Wi-Fi 7, e cila jo vetëm rrit shpejtësinë, por mbështet edhe më shumë pajisje të lidhura njëkohësisht. Wi-Fi 7 është një përmirësim i madh krahasuar me router-at e vjetër Wi-Fi 4 dhe Wi-Fi 5, por duket se nuk do të dominojë tregun për shumë gjatë.
ASUS sapo ka prezantuar konceptin e parë të Wi-Fi 8, që mund të arrijë në shtëpitë tona brenda disa viteve të ardhshme. Ky router i ri pritet të transformojë mënyrën se si lidhemi me internetin.
Përveç shpejtësive më të larta të shkarkimit, Wi-Fi 8 premton lidhje më të qëndrueshme dhe të besueshme në çdo kohë. Ai gjithashtu përmirëson komunikimin dykahësh për pajisjet me konsum të ulët energjie, si dritat inteligjente apo kontrolluesit e shtëpisë, duke siguruar lidhje stabile për të gjitha pajisjet e lidhura.
Një tjetër problem që Wi-Fi 8 synon të zgjidhë është interferenca, veçanërisht për ata që jetojnë në zona të dendura. Sinjalet e router-ave pranë mund të ndërhyjnë tek njëri-tjetri, por Wi-Fi 8 përdor koordinim inteligjent të spektrit, duke ruajtur performancën edhe kur rrjeti është i ngarkuar.

Router-at e rinj gjithashtu adresojnë ngarkesën e rrjetit. Falë efikasitetit më të lartë të spektrit dhe planifikimit dinamik, çdo megahertz i bandës përdoret në mënyrë optimale, duke përmirësuar si vonesën ashtu edhe kapacitetin total të rrjetit.
Tenlong Deng, nënkryetar i ASUS dhe menaxher i përgjithshëm për rrjetet pa tela, tha:
“Wi-Fi 8 nuk është vetëm për të arritur shpejtësinë maksimale – është për të bërë çdo lidhje më inteligjente dhe më të besueshme. Ai lejon bashkëpunim të qetë mes shtëpive inteligjente, asistentëve AI dhe shërbimeve në cloud, duke ofruar performancë të qëndrueshme kudo dhe në çdo kohë.”
Momentalisht nuk ka datë të saktë lansimi, por mbani sytë hapur – kjo teknologji premton të ndryshojë plotësisht mënyrën se si lidhemi me internetin në shtëpi. /GazetaExpress/
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...