Alarm për Gjimshitin, kapiteni i Shqipërisë del i dëmtuar nga ndeshja ndaj Torinos - Gazeta Express
string(81) "alarm-per-gjimshitin-kapiteni-i-shqiperise-del-i-demtuar-nga-ndeshja-ndaj-torinos"

Sport

Gazeta Express

10/01/2026 22:58

Alarm për Gjimshitin, kapiteni i Shqipërisë del i dëmtuar nga ndeshja ndaj Torinos

Sport

Gazeta Express

10/01/2026 22:58

Berat Gjimshiti vazhdon të përballet me probleme fizike, duke mos gjetur qetësi nga dëmtimet që po i prishin vazhdimësinë në këtë sezon.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare është detyruar të largohet i dëmtuar nga fusha në ndeshjen mes Atalantës dhe Torinos.

Incidenti ndodhi në minutën e 43-të të takimit, kur pas një ndërhyrjeje dhe largimi të topit, Gjimshiti u përplas me Duvan Zapatën dhe mbeti i shtrirë në fushë, duke kërkuar menjëherë ndihmën e stafit mjekësor.

Mbrojtësi kishte vështirësi të mëdha për t’u ngritur në këmbë, ndërsa lojtarët e Atalantës kërkuan menjëherë barelën.

Situata krijoi shqetësim edhe te Ardian Ismajli, i cili aktivizohet me Torinon dhe shkoi pranë Gjimshitit për t’u interesuar për gjendjen e tij.

Pas ndërhyrjes së mjekëve, u bë e qartë se Gjimshiti nuk mund të vazhdonte ndeshjen. Ai u largua nga fusha i mbajtur nga shokët e skuadrës, duke çaluar dhe me dhimbje, për t’u drejtuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjeve, duke shtuar shqetësimet për gjendjen e tij fizike. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement