Dani Carvajal ka folur hapur për raportin e tij me talentin e Barcelonës, Lamine Yamal, gjatë konferencës për shtyp para finales së Superkupës së Spanjës, duke hedhur poshtë çdo polemikë para El Clásicos.
I pyetur për fjalët që i kishte drejtuar Yamali në Clásicon e fundit, mbrojtësi i Real Madridit reagoi me humor:
“Ju nuk harroni asgjë, apo jo?” – tha Carvajal duke qeshur, para se të jepte sqarimin e tij.
Ai theksoi se Lamine Yamal është ende shumë i ri dhe se nuk ishte në momentin më të mirë para asaj ndeshjeje:
“Lamine është i ri dhe mendoj se nuk ishte në formën e tij më të mirë në ditët para Clásicos.”
Carvajal u përpoq të mbyllë çdo debat, duke theksuar respektin për lojtarin e Barcelonës:
“Çdo lojtar mbron interesat e klubit të tij. Lamine është një person i shkëlqyer. Sigurisht që nuk i uroj fat nesër, por çështja ka përfunduar dhe nuk do ta bëj një problem të madh.”
Deklaratat e Carvajal vijnë në prag të finales së Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Barcelonës, një ndeshje ku përballja mes përvojës dhe rinisë pritet të jetë në qendër të vëmendjes. /GazetaExpress