Përzgjedhësi i Argjentinës tregon se a do të luajë Messi në Kupën e Botës 2026 - Gazeta Express
string(78) "perzgjedhesi-i-argjentines-tregon-se-a-do-te-luaje-messi-ne-kupen-e-botes-2026"

Futboll

Gazeta Express

10/01/2026 10:52

Përzgjedhësi i Argjentinës tregon se a do të luajë Messi në Kupën e Botës 2026

Futboll

Gazeta Express

10/01/2026 10:52

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka deklaruar se është vetë Lionel Messi ai që do të vendosë nëse dëshiron të jetë në Kupën e Botës 2026.

Messi e ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e tij në këtë Botëror, ndonëse ka thënë se dëshira ekziston.

“Jam takuar me Messin, jam shumë afër shtëpisë së tij. Për Kupën e Botës do të shohim më vonë, kemi biseduar për shumë gjëra, por jo për këtë pjesë sepse ende ka kohë. Nuk duhet ta lodhim, le të jetë i qetë dhe do të vendosë. Pastaj do të shohim çfarë është më e mira në bazë të këtij vendimi. Ne që e njohim e kuptojmë se kurrë nuk do të jetë i qetë. Ka lindur garues, dëshiron të fitojë, dëshiron të luajë, gjithmonë të jetë aty. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për bashkëlojtarët, të cilët e shohin kapitenin të sillet ashtu dhe dëshiron të luajë gjithmonë për kombëtaren”, deklaroi trajneri që fitoi Botërorin me Argjentinën në 2022-in.

Messi me Argjentinën aktualisht është kampion i botës, pasi në 2022-tën mposhti Francën e Mbappes në finale.

Advertisement
Advertisement
Advertisement