PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për të mos numëruar votat e diasporës që erdhën pas 29 dhjetorit - Gazeta Express
string(95) "pzap-refuzon-kerkesen-e-pdk-se-per-te-mos-numeruar-votat-e-diaspores-qe-erdhen-pas-29-dhjetorit"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 19:33

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për të mos numëruar votat e diasporës që erdhën pas 29 dhjetorit

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 19:33

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë si të pasafatshme ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kishte kërkuar anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2025, në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Vendimi është marrë në seancën e mbajtur më 9 janar 2026 nga paneli i përbërë nga gjyqtarët Kujtim Pasuli (kryesues), Hidajete Gashi Alaj dhe Skender Çoçaj.

PDK kishte kontestuar administrimin e procesit të numërimit dhe shpalljen si të vlefshme të fletëvotimeve të dërguara me postë nga votimi jashtë Kosovës, duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të përjashtojë nga numërimi të gjitha fletëvotimet e pranuara pas afatit ligjor, përfshirë ato të datave 2 dhe 5 janar 2026.

Advertisement
Advertisement
Advertisement