Incidenti ndaj Dardan Berishës, FBK merr masa ndaj Bashkimit - Gazeta Express
string(59) "incidenti-ndaj-dardan-berishes-fbk-merr-masa-ndaj-bashkimit"

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 17:47

Incidenti ndaj Dardan Berishës, FBK merr masa ndaj Bashkimit

Sport

Gazeta Express

09/01/2026 17:47

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka marrë masa të rrepta ndaj Bashkimit pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes kundër Pejës për Kupën e Kosovës, e cila u ndërpre për më shumë se 40 minuta.

Sipas vendimit të FBK-së, Bashkimi është dënuar me gjobë prej 3,200 eurosh, ndërsa tri ndeshjet e ardhshme do t’i zhvillojë pa praninë e tifozëve në tribunën ballore, pjesa ku zakonisht grumbullohet numri më i madh i mbështetësve të skuadrës.

Vendimi është marrë me qëllim parandalimin e sjelljeve të rrezikshme dhe garantimin e sigurisë për lojtarët, stafin dhe zyrtarët e ndeshjes.

Incidenti kryesor ndodhi kur kapiteni i Pejës, Dardan Berisha, u godit në kokë me një shkrepëse nga tribuna, çka detyroi gjyqtarët të ndërpresin ndeshjen për më shumë se 40 minuta deri në normalizimin e situatës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv, me thirrje për masa më të ashpra ndaj dhunës në basketbollin kosovar. FBK ka përsëritur se nuk do të tolerojë asnjë veprim që rrezikon sigurinë e pjesëmarrësve në ndeshje.

Ndërkohë, Peja do të vazhdojë garën e Kupës së Kosovës pa pasoja nga incidenti, ndërsa klubi ka konfirmuar se Dardan Berisha është në gjendje të mirë shëndetësore. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement