Aksident mes trenit dhe veturës në fshatin Grabovc i Poshtëm, lëndohen tre persona - Pamje - Gazeta Express
string(88) "aksident2-mes-trenit-dhe-vetures-ne-fshatin-grabovc-i-poshtem-lendohen-tre-persona-pamje"

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 15:45

Aksident mes trenit dhe veturës në fshatin Grabovc i Poshtëm, lëndohen tre persona – Pamje

Lajme

Gazeta Express

09/01/2026 15:45

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një veture dhe trenit në fshatin Grabovc të Poshtëm.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë marrë lëndime trupore. Kështu ka njoftuar, për Gazetën Express zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:50 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Grabovc i poshtëm. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë marrë lëndime trupore . Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti.

Nga aksidenti janë ndarë edhe pamje, ku edhe shihet automjeti rrotulluar. Përveç kësaj, aty shihen edhe forcat e FSK’së teksa ndihmojnë në largimin e personave nga automjeti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement