“Vazhdojmë së bashku”, Sylvinho flet për synimet e mëdha me Shqipërinë - Gazeta Express
string(67) "vazhdojme-se-bashku-sylvinho-flet-per-synimet-e-medha-me-shqiperine"

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 14:16

“Vazhdojmë së bashku”, Sylvinho flet për synimet e mëdha me Shqipërinë

Futboll

Gazeta Express

08/01/2026 14:16

Selektori i Kombëtares shqiptare, Sylvinho e vazhdoi dje kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për gjashtë muaj të tjerë.

Së bashku me ndihmësit e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, ata do ta vazhdojnë projektin e tyre së paku deri në Botërorin 2026, shkruan “Gazeta Express”.

E sot, ish-futbollisti i njohur i Barcelonës dhe i Manchester Cityt e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilave e ka përmendur vazhdimin e bashkëpunimit dhe objektivin kryesor që e ka përpara vetes: kualifikimin e Shqipërisë në Kupën e Botës pasi e bëri të njëjtën gjë me kualifikimin e Kuqezinjve në Kampionat Evropian.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e trajnerit brazilian të Shqipërisë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement