Interi ka regjistruar një fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 19-të të Serie A, duke mposhtur Parmën me rezultat 2-0 në stadiumin “Ennio Tardini”.
Zikaltërit kaluan në epërsi në minutën e 42-të me golin e Federico Dimarcos, ndërsa fitorja u vulos në minutën e 90+8 nga sulmuesi Marcus Thuram, i cili shënoi për rezultatin final të ndeshjes.
Me këtë triumf, Interi është në vendin e parë të tabelës me 42 pikë, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në garën për titull.
Në anën tjetër, Parma mbetet në pozitën e 15-të me 18 pikë, duke vazhduar luftën për mbijetesë. /GazetaExpress