Publikohet një fotografi e rrallë e Dua Lipës, me prindërit - Gazeta Express
string(58) "publikohet-nje-fotografi-e-rralle-e-dua-lipes-me-prinderit"

Rozë

Gazeta Express

07/01/2026 14:47

Publikohet një fotografi e rrallë e Dua Lipës, me prindërit

Rozë

Gazeta Express

07/01/2026 14:47

Është publikuar së fundmi një fotografi e rrallë e Dua Lipës, e cila na kthen pas në vitin 2010, shumë kohë para se artistja shqiptare të shndërrohej në një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore.

Në këtë imazh, Dua shfaqet krah prindërve gjatë një dasme, në një ambient festiv dhe familjar, shkruan IndeksOnline.

Me një pamje natyrale dhe buzëqeshje radiante, ajo duket si një adoleshente e thjeshtë, larg skenave madhështore, çmimeve prestigjioze dhe famës që do ta pasonin vite më vonë.

Veshja elegante, atmosfera e ngrohtë e dasmës dhe prania e njerëzve që festojnë në sfond e bëjnë këtë imazh edhe më domethënës, duke reflektuar rrënjët dhe vlerat familjare me të cilat është rritur këngëtarja.

Advertisement
Advertisement
Advertisement