Ibrahimoviç: E ndërtova stilin tim duke i shikuar legjendat Mohammad Ali dhe Ronaldo - Gazeta Express
string(83) "ibrahimovic-e-ndertova-stilin-tim-duke-i-shikuar-legjendat-mohammad-ali-dhe-ronaldo"

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 13:55

Ibrahimoviç: E ndërtova stilin tim duke i shikuar legjendat Mohammad Ali dhe Ronaldo

Futboll

Gazeta Express

07/01/2026 13:55

Gjatë programit “(Ne)uspjeh prvaka”, i ftuari special, Zlatan Ibrahimoviç e ka kujtuar rëndësinë e Ronaldo Fenomenit në karrierën e tij, ndërsa ka zbuluar se inspirimin e ka gjetur edhe tek një tjetër legjendë e sportit, përcjell “Gazeta Express”.

“Kur e shikoja televizorin ishte Mohammad Ali dhe gjithçka që shihej ishte bardh e zi. Unë e shikoja me kujdes Ronaldon se si fliste dhe se si sillej, ai nuk ishte arrogant. Unë dëshiroja ta kuptoja se kush ishte dhe doja të isha si ai në futboll. Unë nisem nga ky aspekt për t’u përgjigjur. Prej tij jam interesuar për ndeshjet dhe e kam admiruar për herë të parë Ronaldon”, deklaroi fillimisht Ibra.

Për suedezin ishte dashuri në shikim të parë.

“Është e qartë se ju filloni t’i bëni gjërat që i bënte ai, provon t’i bësh… Për mua ka qenë dhe mbetet më i forti i të gjitha kohëve, numër 1. Ka pasur shumë futbollistë të mëdhenj, por… Nuk kishte Instagram apo YouTube, unë kërkoja video në biblioteka, kënaqesha duke i shikuar driblimet e tij, videot e tij, për të mësuar, për t’u përmirësuar, për t’u zhvilluar. Ata ‘trika’ doja t’i bëja edhe unë dhe e kam ndërtuar stilin tim duke i marrë për shembull dhe model Mohammad Ali dhe Ronaldo fenomenin”, përfundoi Ibrahimoviç. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement