T7 vazhdon traditën edhe këtë vit me një super program festiv.
Krejt nis që me emisionin e mëngjesit “#Gjesi”, ku ekipi ka përgatitur një super edicion me shumë të ftuar, materiale interesante, muzikë e lidhje direkte që sjellin atmosferën gjithandje Kosovës.
Një super koncert Unplugged me “Dukë Band” vjen në T7 pikërisht në mbrëmjen e 31 dhjetorit.
Nga një ambient i ngrohtë dhe tërësisht unik, vijnë performanca nga këngëtarë të njohur të muzikës live, por edhe emra të rinj të cilët do t’iu kënaqin me zërin e tyre duke interpretuar këngë të famshme shqipe e të huaja.
BB Poqi, Nita Latifi, Florent Abrashi, Dafina Bytyqi e Ndriqim Gazija janë vetëm disa nga emrat e kësaj mbrëmje.
Gjithçka kulmon me edicionin qendror të 31 dhjetorit. Këtë herë, në skenë vjen një nga emrat më të dashur të muzikës popullore dhe baladave të dashurisë, Remzije Osmani, artiste që vazhdon të mbetet tejet e dashur dhe virale në rrjetet sociale.
Për më shumë se dy orë, publiku do të shijojë hitet e saj ndër vite dhe potpuri të shumta, ndërsa në këtë mbrëmje speciale do t’i bashkohet edhe vëllai i saj, këngëtari i njohur dhe shumë i pëlqyer, Nexhat Osmani.
Në një atmosferë të ngrohtë festive, programi do të pasurohet edhe me të ftuar të tjerë, emra të njohur të muzikës popullore dhe argëtuese, si Enkelejda Arifi, Mirsa Kërqeli e të tjerë.
Më 1 janar vjen një edicion special i emisionit “Canapé” me një ftuar që i ka munguar ekranit që pas dasmës së bujshme.
Engjëllusha Salihu tregon gjithçka rreth jetës së saj të re në këtë intervistë me Shpend Lipën.
Por, kjo nuk do të jetë intervista e vetme e Canapés festive.
Po ashtu, për 1 Janar, televizioni T7 e ka përgatitur darkën tradicionale.
Personalitete të njohura e të ndryshme e nderuan me pjesëmarrje këtë darkë, ku nuk munguan historitë e ndryshme, të qeshurat, muzika dhe lojërat e përgatitura nga stafi.
Po kaq e pasur do të jetë edhe mbrëmja e 2 janarit në T7.
Mes tjerash, emisioni “ZANAT” vjen me një edicion festiv, që sjell për shikuesit një atmosferë të jashtëzakonshme.
Përballje, tema të nxehëta e deklarata të forta do ta shoqërojnë këtë emision. Ryva Kajtazi e Armend Zemaj janë disa nga të ftuarit derisa nuk mungojnë as panelistet.
Do të ketë edhe shumë emisione të tjera festive përgjatë këtyre ditëve.
FESTONI ME T7!