Sa para kërkon Hoffenheim për ta lënë të lirë Fisnik Asllanin? - Gazeta Express
string(61) "sa-para-kerkon-hoffenheim-per-ta-lene-te-lire-fisnik-asllanin"

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 21:30

Sa para kërkon Hoffenheim për ta lënë të lirë Fisnik Asllanin?

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 21:30

Hoffenheim ka vendosur një çmim të lartë për sulmuesin kosovar Fisnik Asllani, duke kërkuar plot 50 milionë euro për kartonin e tij.

Klubi gjerman e vlerëson lart paraqitjet e lojtarit dhe nuk është i gatshëm ta lëshojë pa një ofertë të madhe financiare.

Sipas ekspertit të merkatos Ekrem Konur, interesimi për Asllanin po rritet, me Bayern Munich që ka kontrolluar së fundmi situatën e tij dhe kushtet e mundshme të një transferimi.

Përveç gjigantëve bavarezë, edhe dy klube nga Premier League po e monitorojnë nga afër sulmuesin.

E ardhmja e Asllanit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së ardhshme, teksa Hoffenheim ka vendosur një barrierë të qartë financiare për çdo klub të interesuar. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement