Pedri me fjalë të mëdha për Flickun: I ka dhënë klubit atë ‘prekjen’ gjermane - Gazeta Express
string(75) "pedri-me-fjale-8te-medha-per-flickun-i-ka-dhene-klubit-ate-prekjen-gjermane"

Futboll

Gazeta Express

23/12/2025 23:06

Pedri me fjalë të mëdha për Flickun: I ka dhënë klubit atë ‘prekjen’ gjermane

Futboll

Gazeta Express

23/12/2025 23:06

Pedri ka pasur edhe një tjetër gjysmësezoni fantastik me Barcelonën dhe pritet të mbetet një lojtar kyç deri në fund të edicionit. Mesfushori, i cili mungoi në fitoren e fundjavës ndaj Villarrealit për shkak të një dëmtimi, shpreson që në muajin maj të ketë më shumë suksese me klubin katalanas.

Pedri ka dhënë së fundmi një intervistë për “Esquire“, ku foli për shanset e Barcelonës për ta përsëritur tripletën vendore të sezonit të kaluar. Ai beson te mundësitë e skuadrës dhe, përveç kësaj, synon të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë, por shpresojmë ta përsërisim tripletën kombëtare të vitit të kaluar dhe gjithashtu të fitojmë Ligën e Kampionëve. (Rivalët kryesorë janë) PSG, që janë kampionët aktualë. Arsenali është gjithashtu një ekip shumë i fortë. Dhe gjithmonë do t’i përmendja Manchester Cityn dhe Real Madridin si kandidatë. Një ekip që e shoh shumë të fortë dhe që më ka befasuar pozitivisht është Sporting Lisbona e mikut tim Trincão. Ata luajnë futboll të bukur”, tha ai.

Pedri foli edhe për zhgënjimin e madh pas humbjes së Barcelonës në El Clasico në tetor, ndeshje në të cilën ai u ndëshkua me karton të kuq.

“Gjithçka, në fakt. Humbja gjithmonë dhemb më shumë, por edhe kartoni i kuq, që ishte i pari në karrierën time. Sa i përket dëmtimit, në atë moment nuk isha i vetëdijshëm. Kur e mora vesh më vonë, sigurisht që më shqetësoi”, shtoi ai.

Mesfushori spanjoll u pyet edhe për ndikimin që Hansi Flick ka pasur te Barcelona që prej marrjes së detyrës si trajner në verën e vitit 2024.

“Mendoj se brenda klubit, në aspektin e seriozitetit, shumë gjëra kanë ndryshuar. Ai i ka dhënë klubit një lloj prekjeje gjermane. Nga ana tjetër, në përditshmëri, edhe pse janë detaje që nuk shihen shumë nga jashtë, ambienti është shumë familjar. Ai gjithmonë na ndihmon, na jep këshilla, sidomos në aspektin taktik; veçanërisht në atë linjë mbrojtëse që përdorëm sezonin e kaluar dhe që shumë njerëz nuk e prisnin. Në fakt, as ne vetë nuk e prisnim. Mendoj se funksionoi në mënyrë perfekte”, përfundoi Pedri./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement