David Neres është duke e shijuar mbrëmjen e sontme.
Braziliani e shënoi edhe golin e dytë personal në ndeshjen e sontme finale të Superkupës së Italisë, ndaj Bolognas.
Napoli tashmë po udhëheq 2-0, pasi Neres shënoi në minutën e 57-të për 2-0, pas një gabimi të rëndë të portierit Federico Ravaglia dhe mbrojtësit Jhon Lucumi.
Napoli 2-0 Bologna
David Neres is like a fox! Napoli so close to win trophy pic.twitter.com/2kapLL1yTc— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 22, 2025
Neres shënoi në pjesën e parë për 1-0, me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës.
Napoli është kampion në fuqi i Serie A, teksa Bologna e kishte fituar Kupën e Italisë sezonin e kaluar./GazetaExpress/