Napoli po fiton ndaj Bolognas pas pjesës së parë - Gazeta Express
string(48) "napoli-po-fiton-ndaj-bolognas-pas-pjeses-se-pare"

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 20:50

Napoli po fiton ndaj Bolognas pas pjesës së parë

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 20:50

Kampioni në fuqi i Serie A, Napoli dhe fituesi aktual i Kupës së Italisë, Bologna po ndeshen në Arabinë Saudite, për Superkupën e Italisë.

Pas 45 mintuave të parë, Napoli po fiton minimalisht ndaj Bolognas, me shifrat prej 1-0.

Golin e vetëm të pjesës së parë e shënoi braziliani, David Neres.

Neres shënoi një supergol, me një goditje jashtë zone në minutën e 39-të të ndeshjes.

Në përgjithësi, Napoli ishte më i mirë, me disa gjysmëraste të krijuara, teksa Bologna nuk tregoi ndeshje të mirë fare.

Napoli erdhi në këtë finale të Superkupës pasi e fitoi gjysmëfinalen ndaj Milanit, ndërsa Bologna pasi e eliminoi Interin, pas penalltive./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement