Ylli brazilian i Realit kalon te Lyoni në Francë në formë huazimi - Gazeta Express
string(65) "ylli-brazilian-i-realit-kalon-te-lyoni-ne-france-ne-forme-huazimi"

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 20:00

Ylli brazilian i Realit kalon te Lyoni në Francë në formë huazimi

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 20:00

Olympique Lyon ka arritur marrëveshje për huazimin e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madrid.

Lëvizja është e vlefshme deri në qershor 2026, pa klauzolë blerjeje në kontratë, që do të thotë se Endrick do të kthehet te Madrid në qershor.

Sipas marrëveshjes, Lyon do të paguajë 50% të pagës së tij dhe ka një klauzolë specifike që garanton një numër të caktuar ndeshjesh si titullar për Endrick, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Endrick dështoi të gjejë hapësirë të madhe nën drejtimin e Xabi Alonsos te Reali, duke startuar vetëm një ndeshje, atë të Kupës së Mbretit ndaj një klubi nga kategoria e tretë e Spanjës.

Ai luajti vetëm 99 minuta në këtë gjymsë të parë të sezonit në tri ndeshje.

Sezonin e kaluar, ai kishte 37 ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e Carlo Ancelottit, duke shënuar shtatë gola e duke dhuruar një asistim./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement