Zyrtare: Ndeshja Milan – Como nuk do të luhet në Australi - Gazeta Express
string(54) "zyrtare-ndeshja-milan-como-nuk-do-te-luhet-ne-australi"

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 17:59

Zyrtare: Ndeshja Milan – Como nuk do të luhet në Australi

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 17:59

Ndeshja e Serie A mes Milanit dhe Comos, e planifikuar për 8 shkurt, definitivisht nuk do të luhet në Perth të Australisë, pavarësisht muajve të tërë bisedimesh dhe negociatash me federatat italiane dhe australiane, UEFA-n dhe AFC-në.

Lega Serie A ka publikuar një deklaratë duke konfirmuar se planet për ta zhvilluar ndeshjen e kampionatit mes Milanit dhe Comos në Australinë Perëndimore nuk do të realizohen.

Ndeshja nuk mund të luhej në shtëpinë tradicionale të Milanit, “San Siro”, për shkak të përplasjes me ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore, e cila lidhet me këtë stadiumi.

Për këtë arsye, liga kishte kërkuar që takimi të zhvillohej jashtë vendit. Kjo do të kishte qenë ndeshja e parë e një kampionati elitar europian e luajtur jashtë kufijve kombëtarë.

Lega Serie A ka konfirmuar se kishte marrë miratimin nga FIGC, nga të gjitha 20 klubet e Serie A dhe nga UEFA për ta luajtur ndeshjen në Australi, por Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka vendosur të mos e sanksionojë ndeshjen për shkak të “rreziqeve financiare për Qeverinë e Australisë Perëndimore dhe për Serie A, të cilat nuk mund të zbuteshin”.

Sipas Lega Serie A, ndeshja Milan – Como do t’i sillte rajonit të Australisë Perëndimore rreth 280 milionë dollarë të ardhura.

Ende mbetet për t’u parë se ku do të luhet ndeshja Milan – Como.

“Planet për të pritur ndeshjen e parë zyrtare të një kampionati europian jashtë kufijve të vendit, në Perth, janë anuluar, pas një marrëveshjeje të përbashkët mes Ligës së Futbollit Serie A dhe Qeverisë së Australisë Perëndimore,” thuhet në deklaratë.

“Të dyja palët e morën këtë vendim për shkak të rreziqeve financiare që nuk mund të kontrolloheshin, kushteve të rënda të miratimit dhe komplikimeve të minutës së fundit jashtë kontrollit të tyre. Ndeshja e propozuar do të kishte qenë hera e parë që një ndeshje e një kampionati europian të nivelit të lartë, e vlefshme për pikë, do të luhej jashtë kufijve kombëtarë, duke përfaqësuar një mundësi unike që Australia Perëndimore të shkruante histori në futbollin ndërkombëtar”, thuhet tutje.

“Propozimi ishte miratuar nga të 20 klubet e Serie A, nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe nga Unioni i Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA). Megjithatë, kushtet shtesë dhe tepër të rënda të vendosura nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) për autorizimin e ndeshjes nuk mund të përmbusheshin pa rrezik financiar për Qeverinë e Australisë Perëndimore dhe për Ligën Serie A”, vazhdon deklarata.

“Qeveria dhe Liga Serie A kanë shqyrtuar çdo mundësi të mundshme për ta sjellë këtë takim historik në Australinë Perëndimore. Analiza e ofertës së Perthit tregon se, që nga prilli, ajo ka gjeneruar mbi 280 milionë dollarë në aspektin e dukshmërisë globale mediatike, me qytetin australian të përmendur gjerësisht nga media të mëdha ndërkombëtare në SHBA, Britani të Madhe, Itali, Indonezi dhe Francë. Qeveria Cook mbetet e përkushtuar për të siguruar ngjarje të mëdha ndërkombëtare që sjellin përfitime ekonomike për shtetin, duke ndihmuar në diversifikimin e ekonomisë dhe promovimin e turizmit dhe sektorit të mikpritjes në Australinë Perëndimore”, përmbyllet deklarata.

Deklarata e presidentit të Lega Calcio Serie A, Ezio Simonelli:

“Pavarësisht faktit se Liga Serie A kishte ndjekur në mënyrë të rregullt dhe korrekte procesin kompleks të autorizimit, i cili zgjati disa muaj, duke marrë miratimin e klubeve pjesëmarrëse, Asamblesë së Ligës Serie A, Këshillit Federal të FIGC-së, Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Federatës Australiane, dhe madje kishte pranuar edhe kushte sportive shumë të papranueshme të vendosura nga AFC, përballë një përshkallëzimi të kërkesave të tjera të papranueshme. Në orët e fundit, për shkak të kërkesave të AFC-së ndaj Federatës Australiane dhe rrjedhimisht ndaj Qeverisë së Australisë Perëndimore dhe Ligës Serie A, është bërë e pamundur që ndeshja Milan – Como të luhej në Perth më 8 shkurt”, tha ai.

“Duke shprehur keqardhje për përfundimin e këtij projekti, ne vazhdojmë të jemi të bindur se ky është një rast i humbur në projektin e rritjes së futbollit italian në nivel ndërkombëtar, duke ua mohuar gjithashtu shumë tifozëve të Serie A jashtë vendit mundësinë për të përjetuar ëndrrën e ndjekjes live të ndeshjes së ekipit të tyre të zemrës”, përfundoi ai./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement