Kosova e mbyll vitin 2025 në vendin e 80-të në ranglistën e FIFA-s - Gazeta Express
string(66) "kosova-e-mbyll-vitin-2025-ne-vendin-e-80-te-ne-ranglisten-e-fifa-s"

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 17:07

Kosova e mbyll vitin 2025 në vendin e 80-të në ranglistën e FIFA-s

Futboll

Gazeta Express

22/12/2025 17:07

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur vitin 2025 në vendin e 80-të në ranglistën e FIFA-s. 

Kështu është bërë e ditur nga ranglista e re, e përditësuar sot. 

Kosova e ka mbajtur pozitën e 80-të, të cilën e kishte edhe muajin e kaluar, pas fitores në Slloveni dhe barazimit me Zvicrën. 

Kosova gjatë këtij viti luajti në “play-offin” e Ligës së Kombeve, ku pas dy fitoreve u ngjit në Ligën B. 

Më pas i kreu edhe kualifikimet e Botërorit, ku përfundoi në vendin e dytë në grup, pas Zvicrës. 

Në fillim të vitit, Kosova ishte e 99-ta, deri në prill, kur u ngjit në vendin e 97-të. 

Në korrik doli e 95-ta, derisa në shtator e 91-ta. Në tetor u ngrit në vendin e 84-të./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement