"Koha do ta tregojë", Zhegrova me postim pas derbit me Romën - Gazeta Express
string(57) "koha-do-ta-tregoje-zhegrova-me-postim-pas-derbit-me-romen"

Sport

Gazeta Express

21/12/2025 8:26

“Koha do ta tregojë”, Zhegrova me postim pas derbit me Romën

Sport

Gazeta Express

21/12/2025 8:26

Edon Zhegrova ka reaguar në Instagram pas fitores së rëndësishme të Juventusit ndaj Romës me rezultat 2-1, në ndeshjen e zhvilluar në “Allianz Stadium”.

Sulmuesi kosovar u aktivizua në pjesën së dytë, duke u futur si zëvendësues i golashënuesit të parë të Juventusit, Francisco Conceição.

Në 30 minutat e tij në fushë, Zhegrova pati një paraqitje solide dhe energjike, duke sjellë dinamizëm në repartin ofensiv.

Madje, goli i dytë i Juventusit erdhi pas një aksioni që rrjedhi nga këmbët e Zhegrovës, i cili me lëvizjen dhe pasimin e tij kontribuoi drejtpërdrejt në ndërtimin e aksionit vendimtar, shkruan Gazeta Express.

Pas ndeshjes, Zhegrova ndau këtë mesazh në rrjetet sociale:
“Fitore e rëndësishme. Koha do ta tregojë. Deri në fund, Forca Juve.”

Një tjetër paraqitje pozitive për Zhegrovën, i cili po fiton gjithnjë e më shumë besim dhe minuta në ndeshje të mëdha me fanellën bardhezi. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement