Përcaktohen finalistët e Kampionatit të Kosovës në Paravolejboll - Gazeta Express
string(64) "percaktohen-finalistet-e-kampionatit-te-kosoves-ne-paravolejboll"

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 21:47

Përcaktohen finalistët e Kampionatit të Kosovës në Paravolejboll

Sport

Gazeta Express

20/12/2025 21:47

Janë zhvilluar ndeshjet gjysmëfinale të Kampionatit të Kosovës në Paravolejboll për kategorinë e meshkujve, ku nuk munguan emocionet dhe rivaliteti sportiv.

Në gjysmëfinalen e parë mes KPV “Kamenica” dhe KPV “Lipjani”, u zhvillua një përballje e fortë, ndërsa në fund ishte KPV Lipjani që arriti të sigurojë fitoren dhe kualifikimin për në finale.

Në gjysmëfinalen tjetër, KPV “Prishtina” tregoi paraqitje të sigurt ndaj KPV “Ferizaj, duke triumfuar dhe duke prerë biletën për finalen e madhe, shkruan Gazeta Express.

Me këto rezultate, finalja e Kampionatit të Kosovës në Paravolejboll do të zhvillohet mes KPV Prishtina dhe KPV Lipjani, një duel që pritet të ofrojë spektakël dhe garë të fortë për titullin kampion. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement