Liverpool arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në udhëtim ndaj Tottenhamit, në kuadër të javës së 17-të të Premier League.
Ndeshja nisi me dominim të Liverpoolit, ku Florian Wirtz krijoi disa raste të rrezikshme, përfshirë një goditje të pasaktë nga brenda zonës, që u ndal nga portieri Guglielmo Vicario.
Në minutën e 56, Alexander Isak shfrytëzoi një asist të Wirtz dhe kaloi Liverpoolin në avantazh 1-0. Vetëm 10 minuta më vonë, Hugo Ekitike shënoi golin e dytë pas një pasimi të Jeremie Frimpong, duke vendosur 2-0.
Tottenhami arriti të ngushtojë diferencën në minutën e 83, kur Richarlison shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri dhe realizoi golin e nderit 2-1.
Ndeshja u karakterizua gjithashtu nga tension i lartë dhe vendime të diskutueshme të gjyqtarit John Brooks.
Xavi Simons i Tottenhamit u përjashtua me karton të kuq pas shqyrtimit nga VAR, ndërsa Christian Romero mori kartonin e dytë të verdhë për protesta në minutën e 93.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 29 pikë, duke forcuar pozitat në garën për vendet e Evropës. /GazetaExpress