Një situatë e rrallë dhe e çuditshme u regjistrua sonte në Londër gjatë ndeshjes Tottenham-Liverpool në Premierligë.
Në minutën e 46, Alexander Isak hyri në lojë për të zëvendësuar Bradley, i cili u lëndua. Por suedezi nuk qëndroi shumë, pasi u dëmtua dhe u largua nga fusha në minutën e 60.
Në vend të tij hyri Frimpong, por edhe ai përjetoi një incident të pazakontë, duke pësuar gjakosje në buzë, që detyroi trajnerin ta zëvendësonte sërish në minutën e 90.
Kjo seri lëndimesh e bëri ndeshjen të vështirë për stafin dhe tifozët, duke shtuar shqetësime për gjendjen fizike të lojtarëve dhe sfidat që presin skuadrën në përballjet e ardhshme. /GazetaExpress