Shkëndija pret shortin – Ja kush mund të jetë kundërshtari në fazën nokaut të Ligës së Konferencës - Gazeta Express
string(96) "shkendija-pret-shortin-ja-kush-mund-te-jete-kundershtari-ne-fazen-nokaut-te-liges-se-konferences"

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 23:33

Shkëndija pret shortin – Ja kush mund të jetë kundërshtari në fazën nokaut të Ligës së Konferencës

Sport

Gazeta Express

18/12/2025 23:33

Shkëndija ka shkruar histori duke u renditur në vendin e 23-të në fazën e ligës së UEFA Ligës së Konferencës, një rezultat që i siguron kampionit të Maqedonisë së Veriut kualifikimin historik në fazën playoff të këtij kompeticioni evropian.

Tashmë vëmendja është kthyer tek shorti i raundit të ardhshëm, ku sipas rregullave të UEFA-s, kuqezinjtë kanë dy mundësi për kundërshtarin e tyre të play-off-it.

Shkëndija dhe KuPS-i finlandez do të përballen me njërin prej dy ekipeve: Samsunspor nga Turqia ose Lech Poznan nga Polonia.

Goli i shënuar në kohën shtesë nga AEK-u në fitoren ndaj Krajovës ishte vendimtar për renditjen finale, duke i mundësuar Shkëndijës të shmangë një sfidë shumë të vështirë me Crystal Palace nga Premier League.

Në rast se kuqezinjtë kalojnë këtë pengesë, në raundin pasues i pret një tjetër sfidë e madhe, përballë njërës nga dy skuadrat: Rayo Vallecano ose Shakhtar Donetsk.

Ky rrugëtim evropian tashmë ka hyrë në histori për Shkëndijën, por aventura duket se nuk ka përfunduar ende. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement