Milani dhe Sassuolo ndanë pikët pas një ndeshjeje të jashtëzakonshme që përfundoi 2-2. Koné hapi rezultatin për skuadrën mysafire, ndërsa Bartesaghi shënoi dy gola, duke realizuar golat e tij të parë në Serie A.
Laurienté barazoi për Sassuolon, duke i dhënë ndeshjes tension deri në fund.
Takimi pati edhe momente dramatike: dy gola nga Pulisic dhe Rabiot u anuluan, Laurienté goditi shtyllën në minutat e fundit, ndërsa Maignan shkëlqeu me një pritje të madhe pas devijimit të Thorstvedt.
Në minutën e 96-të, Nkunku pati mundësinë për të vendosur rezultatin, por goli nuk erdhi.
Milan gjendet në pozitën e parë në tabelën e Serie A me 32 pikë duke i dhënë mundësi Napolit që me një fitore eventuale në ndeshjen e sotme ndaj Udineses të marr kreun e ligës italiane. /GazetaExpress