Arsenali ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në shtëpi ndaj Wolverhampton, në kuadër të xhiros së 16-të të Ligës Premier, duke triumfuar me rezultat 2-1 pas një ndeshjeje të vështirë.
“Topçinjtë” ishin skuadra dominuese gjatë gjithë takimit, duke kontrolluar lojën dhe posedimin e topit, por goli i fitores erdhi vetëm në minutat e fundit, pas një presioni të vazhdueshëm.
Skuadra e Mikel Artetës e nisi ndeshjen më mirë, duke krijuar raste përmes Jurrien Timber dhe Gabriel Martinellit, por mungoi konkretizimi.
Arsenali mbajti mbi 75 për qind të posedimit, ndërsa Declan Rice dhe Victor Gyökeres provuan disa herë portën, por pa sukses përballë një Sam Johnstone të vëmendshëm.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 70-të, kur portieri i Wolves, Johnstone, në tentativë për të larguar topin, e devijoi atë në mënyrë të pafat në rrjetën e vet.
Edhe pse Arsenali pati mundësi për të shënuar më herët golin e dytë, Gyökeres dhe Trossard nuk arritën të përfitonin nga rastet e krijuara. Megjithatë, në fund, londinezët ia dolën të sigurojnë fitoren dhe pikët e plota përballë një Wolves rezistent. /GazetaExpress
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...