Trajneri i Marseilles, Roberto De Zerbi, beson se Mason Greenwood ka potencialin për ta fituar Topin e Artë gjatë karrierës së tij.
Greenwood ka nisur fuqishëm sezonin 2025-26, duke kryesuar listën e golashënuesve në Ligue 1 me 10 gola, ndërsa ka dhënë edhe tre asistime, teksa Marseille renditet në vendin e tretë në kampionat.
Ai ka shënuar gjithashtu tre gola në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, përfshirë një dopietë që ndihmoi skuadrën e tij të mposhtë Union Saint-Gilloise 3-2 të martën.
Asnjë lojtar nuk shënoi më shumë gola se 24-vjeçari në elitën franceze sezonin e kaluar, ndërsa Ousmane Dembele i Paris Saint-Germain realizoi 21 gola.
De Zerbi këmbënguli se Greenwood mund të arrijë nivelin më të lartë të futbollit, por për momentin ka ende shumë për të përmirësuar.
“E shoh çdo ditë, ai ka një potencial të jashtëzakonshëm,” tha De Zerbi në një konferencë për shtyp.
“Nuk shoh lojtarë të tjerë në Europë në të njëjtin nivel. Ai ka potencialin për të fituar Topin e Artë. Do të varet nga ai nëse dëshiron të bëjë gjithçka që mundet për të luftuar për të apo jo. Në nivelin e cilësive që i ka dhënë natyra, që ia kanë dhënë prindërit e tij, mendoj se ai e meriton Topin e Artë. Do të doja të ishte më konstant. E di që duhet të presojë me më shumë intensitet, duhet ta menaxhojë më mirë topin kur skuadra është në vështirësi, të mos e humbasë lehtë por ta mbajë për t’i lejuar ekipit të avancojë, sepse ka aftësinë për ta bërë këtë. Duhet ta lë Marseillen në një gjendje më të mirë sesa kur erdha. Greenwood duhet të jetë më i mirë se Greenwood që mora në fillim”, tha De Zerbi./GazetaExpress/