FC Vushrria e kujton futbollistin e saj Erjon Morina, në njëvjetorin e vdekjes së tij - Gazeta Express
string(84) "fc-vushrria-e-kujton-futbollistin-e-saj-erjon-morina-ne-njevjetorin-e-vdekjes-se-tij"

Sport

Gazeta Express

12/12/2025 12:13

FC Vushrria e kujton futbollistin e saj Erjon Morina, në njëvjetorin e vdekjes së tij

Sport

Gazeta Express

12/12/2025 12:13

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të futbollistit Erjon Morina, Klubi i Futbollit Vushtrria organizoi një akademi përkujtimore në nder të tij.

Ceremonia ishte e mbushur me emocion dhe respekt, ku trajneri i klubit, Armend Dallku, mbajti një fjalim komemorativ duke vlerësuar figurën, karakterin dhe kontributin e Erjonit si futbollist dhe si njeri.

Përfaqësues të klubit dhe të gjithë lojtarët nderuan kujtimin e Morinës me praninë e tyre, duke shprehur mirënjohje për gjithçka që ai ka dhënë për futbollin dhe komunitetin.

KF Vushtrria thekson se Erjon Morina do të mbetet pjesë e historisë dhe zemrës së klubit, ndërsa kujtimi për të vazhdon të frymëzojë të gjithë. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement