Ibro: Labi është rrenc dhe spiun - Gazeta Express
string(31) "ibro-labi-eshte-rrenc-dhe-spiun"

TV/Film

Gazeta Express

11/12/2025 23:06

Ibro: Labi është rrenc dhe spiun

TV/Film

Gazeta Express

11/12/2025 23:06

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Ibro, është pyetur pse mendon se do të largohet të premten nga Big Brother VIP Kosova.

Mirëpo Ibro nuk u prek nga kjo pyetje aspak, dhe tha se më e rëndësishme është ajo çfarë mendon publiku, e jo konkurrentët brenda shtëpisë, transmeton Klankosova.tv.

“Në jetë jashtë, edhe këtu brenda, i kam urryer fort rrencat dhe spiunët. Unë, përnjëmend kam menduar këtu brenda që janë rrenca dhe spiunë por nuk kam mundur ta them me zë të lartë. Por e kam bërë një lojë për këtë, dhe banorët këtu brenda nuk e dinë fare këtë gjë. Publiku e di. Unë e kam menduar gjithnjë që Labi është rrenc dhe spiun, dhe për këtë e kam bërë një lojë me Sasën, e kam treguar një histori të trilluar, por e kam dit që Labi është afër dhe e kam dit që ai do ta përdorë këtë gjë. Këtë ka shkuar dhe e ka treguar këtë tek Hygerta. Pas kësaj, ka dalë para njerëzve ka rrejt që unë mundem me hy në burg deri në 10 vjet”, u shpreh Ibro.

Advertisement
Advertisement
Advertisement