Boksi kosovar humbet një shtyllë – Kurti nderon legjendën Nazif Gashi - Gazeta Express
string(67) "boksi-kosovar-humbet-nje-shtylle-kurti-nderon-legjenden-nazif-gashi"

Sport

Gazeta Express

10/12/2025 23:35

Boksi kosovar humbet një shtyllë – Kurti nderon legjendën Nazif Gashi

Sport

Gazeta Express

10/12/2025 23:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit të hidhur për vdekjen e ish-boksierit dhe trajnerit të njohur, Nazif Gashi, duke e cilësuar atë si një prej figurave më të rëndësishme në historinë e sportit kosovar.

Në postimin e tij në Facebook, Kurti thekson se Kosova sot humbi jo vetëm një sportist të madh, por një njeri që ndërtoi themelet e boksit modern në vend, përmes disiplinës, karakterit dhe përkushtimit.

Nazif Gashi, i lindur në Mramor të Prishtinës, ishte pjesë e brezit që i dha identitet Klubit të Boksit “Prishtina”, duke e shndërruar atë në një ndër klubet më të suksesshme në vitet ’70 dhe ’80. Për më shumë se një dekadë, ai ishte figurë kyçe e ekipit dhe një emër që përfaqësonte jo vetëm klubin, por gjithë vendin.

Fitoret e tij në turne të rëndësishme dhe përballjet me kampionë të njohur e bënë atë një prej sportistëve më të respektuar të kohës. Jashtë ringut, Gashi la po aq gjurmë si selektor i përfaqësueses, trajner dhe mësues i brezave të rinj, të cilëve u transmetoi vlerat e punës, modestisë dhe përkushtimit.

Kurti theksoi se puna dhe trashëgimia e Nazif Gashit do të mbeten të paharruara, duke ofruar ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi, komunitetin e boksit dhe gjithë dashamirët e sportit.

“Ndarja e tij nga jeta na e kujton se sporti ynë është formësuar nga figura të tilla që punuan shumë, kërkuan pak për vete dhe lanë pas një trashëgimi që nuk shuhet”, shkroi ndër të tjera kryeministri.

Kujtimi për Nazif Gashin do të vazhdojë të mbetet i përhershëm në sportin kosovar. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement