Can Yaman, aktori i dashur për publikun dhe protagonisti kryesor i serialit “Sandokan”, i cili së shpejti do të transmetohet në televizionin kombëtar Vizion Plus në Shqipëri, ka zbuluar në një intervistë për mediat italiane se ka origjinë shqiptare.
Yaman theksoi se nëna e tij është me origjinë nga Kosova, ndërsa babai i përket diasporës shqiptare që ka mbërritur herët në Turqi.
“Jam rritur në Suadiye, një lagje rezidenciale në pjesën aziatike të qytetit, me fusha futbolli e basketbolli për djemtë. Është një zonë e banuar nga emigrantë të gjeneratës së dytë e të tretë, si gjyshërit e mi me origjinë kosovare e shqiptare, që kishin ardhur në Turqi gjatë luftës. Ata mes tyre flisnin shqip”, u shpreh ai.
I pyetur nëse di të flasë shqip, aktori tha se jo.
“Jo! Babai ka lindur në Turqi dhe unë jam rritur si një djalë tipik i Stambollit, edhe pse mes njerëzve nga kudo. Nuk na habisin kulturat e ndryshme, ato janë pjesë e historisë së Perandorisë Osmane. Turqia ka shumë migrantë dhe vendndodhja jonë mes Lindjes, Europës dhe Afrikës së Veriut ndikon shumë në këtë. Si i rritur, mund të zgjedhësh vetë nëse do të jesh më perëndimor apo më lindor”, deklaroi ai.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...