Florian Xhekaj bën show në NHL, reagimet e familjes tipike shqiptare bëhen virale - Gazeta Express
string(80) "florian-xhekaj-ben-show-ne-nhl-reagimet-e-familjes-tipike-shqiptare-behen-virale"

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 11:45

Florian Xhekaj bën show në NHL, reagimet e familjes tipike shqiptare bëhen virale

Sport

Gazeta Express

30/11/2025 11:45

Florian Xhekaj, 21 vjeç, sulmues i Montreal Canadiens në NHL dhe me origjinë pjesërisht shqiptare, u bë protagonist i një videoje virale gjatë një ndeshjeje ku përfshihet papritmas në një përleshje mbi akull.

Vëzhgimi i kamerës tek familja e tij në tribunë ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Nëna e Floranit duket serioze dhe e fokusuar, ndërsa babai fsheh me vështirësi emocionin dhe buzëqeshjen e madhe, duke shpërthyer në entuziazëm për momentin

Reagimet e tyre kanë shkaktuar komente të shumta, disa përdorues shkruajnë “Tipike reagimi i mamit dhe i babit” ose “Babi Xhekaj duket i lumtur, mami jo dhe aq”.

Floriani, vëllai i vogël i Arbër Xhekajt, ka treguar guxim dhe vendosmëri në fushë, ndërsa mbështetja e familjes është vlerësuar nga komentuesit si motivim për të gjithë ekipin.

Me kombinimin e pasionit dhe talentit, familja Xhekaj po tërheq vëmendje jo vetëm për lojën, por edhe për emocionet e sinqerta që sjell në tribuna. /GazetaExpress/

@sportsnet Next Xhekaj family dinner’s gonna be interesting 🫣 #nhl #nhlonsn #canadiens #florianxhekaj #hockeytiktoks ♬ sonido original – Kristox

Advertisement
Advertisement
Advertisement