Veç Mbappe përpara Muriqit, "Pirati" e barazon Lewan me gola - Gazeta Express
string(58) "vec-mbappe-9perpara-muriqit-pirati-e-barazon-lewan-me-gola"

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 15:57

Veç Mbappe përpara Muriqit, “Pirati” e barazon Lewan me gola

Futboll

Gazeta Express

29/11/2025 15:57

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi po kalon në formë të jashtëzakonshme këtë sezon në La Liga.

Pirati dardan është lojtari kryesor i Mallorcas këtë edicion, shkruan “Gazeta Express”.

Muriqi tashmë ka tetë gola të shënuar në La Ligan e këtij sezoni në 13 ndeshje, duke barazuar sulmuesin polak, Robert Lewandowskin.

Në fakt, vetëm Kylian Mbappe ka më shumë gola se Muriqi i Kosovës.

Francezi ka 13 gola të shënuar deri më tani.

Muriqi shënoi sot një dygolësh në ndeshjen ndaj Osasunës.

Fillimisht shënoi në minutën e 61-të nga pika e bardhë, teksa të dytin e gjeti në minutën e 66-të.

Fatkeqësisht, golat e tij nuk qenë të mjaftueshëm, pasi Osasuna e barazoi rezultatin në 2-2.

Muriqi kompletoi tërë 90 minutat në fushë dhe u vlerësua me notën prej 8.1 nga “Flashscore”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement