Saranda Hoda, banore e Big Brother VIP Kosova ka habitur me një deklaratë të enjten në mbrëmje.
Gjatë një debati mes banorëve, ajo tha se e ka pasur gjyshen serbe që “i ka paluar dhjetë shqiptare”.
Deklarata e saj u nxit nga këngëtari Labinot Rexha, i cili e pyeti: “A e ndien veten shqiptare”.
Më pas, ajo e kritikoi Rexhën duke thënë se po luante me informacionet nga jashtë dhe shtoi një deklaratë të fortë: “Kush jam unë? Që e kam pasur gjyshen serbe? Që i ka paluar 10 shqiptare? Për çka po vjen? Me çfarë informacionesh po vjen? Turp duhet të të vijë ty, je njeri i ligë?”.