Drejtoria e Doganave ka njoftuar se doganierët në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit parandaluan një përpjekje për kontrabandë të 48.8 gramëve hashash, të fshehur në bagazhin personal të një banori të Gostivarit nga Zvicra, i cili po udhëtonte nga Cyrihu, transmeton Portalb.mk.
“Rasti u zbulua gjatë një kontrolli të detajuar të bagazhit personal të pasagjerit, gjatë së cilës u gjet një qese vakumi me hashash midis sendeve të tij personale, të cilat pasagjeri i kishte blerë në Gjermani me qëllim transportimin e tyre dhe lëshimin e tyre ilegal në qarkullim në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.
Veprimet hetimore u ndërmorën menjëherë nga Departamenti i Hetimeve i Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, gjatë të cilave pasagjeri u privua nga liria, dhe kundër tij u ngritën kallëzime penale për “prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, të dënueshme sipas Kodit Penal.
tag_katrorimaqedoni_2
Next to Vala Mar Premium, projekti që po transformon bregdetin shqiptar dhe vlerën e investimit në Adriatik, 50% e...