Së fundmi janë shtuar pyetjet dhe kurioziteti se çfarë bënte Dolce disa herë me radhë nën dollapin që ndodhet në oborrin e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 4.
Ndonëse asaj vazhdimisht i është tërhequr vërejtja nga Vëllai i Madh, banorja nuk e ka ndalur veprimin e saj.
Në pamjet e publikuara nga Vëllai i Madh, Dolce shihej duke pirë cigare fshehurazi.
Asaj i është tërhequr vërejtja e fundit sonte, në Prime-n e tretë, që të mos e bëjë më këtë veprim. /Klankosova.tv