Gabrieli i Arsenalit tallet me Richarlisonin, pas fitores së thellë në derbi - Gazeta Express
string(75) "gabrieli-i-arsenalit-tallet-me-richarlisonin-pas-fitores-se-thelle-ne-derbi"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 16:20

Gabrieli i Arsenalit tallet me Richarlisonin, pas fitores së thellë në derbi

Futboll

Gazeta Express

24/11/2025 16:20

Mbrojtësi i Arsenalit, Gabriel, talli Richarlisonin pasi skuadra e tij fitoi bindshëm 4-1 kundër rivalëve të Spurs në derbin e veriut të Londrës të së dielës.

“Gunners” u shkëputën me gjashtë pikë në krye të tabelës pasi një “hattrick” i Eberechi Eze i dha skuadrës së Mikel Artetas një fitore të thellë në derbi në “Emirates”.

Leandro Trossard hapi rezultatin në minutën e 36-të përpara se Eze të shkëlqente me tregolëshin e tij të parë në karrierë, dhe të parën në këtë përballje që nga Alan Sunderland në vitin 1978.

Richarlison shënoi golin e vetëm të Spurs me një goditje të jashtëzakonshme nga mesi i fushës, por ai rezultoi vetëm një gol nderi për skuadrën e Thomas Frank.

Dhe për ta bërë situatën edhe më të keqe, ish-lojtari i Everton u bë objekt talljesh brutale nga bashkëkombasi i tij Gabriel.

Qendërmbrojtësi ishte i padisponueshëm për ndeshjen pasi pësoi një dëmtim muskulor me Brazilin, me Piero Hincapie që zëvendësoi atë në zemër të mbrojtjes së qendrës përkrah William Saliba.

Edhe pse nuk luajti fare, Gabriel nuk i rezistoi tundimit për ta ngacmuar shokun e tij të kombëtares.

Në “Instagram”, ish-mbrojtësi i Lille postoi një foto të vetes duke veshur një fanellë të Eze, me emrin dhe numrin e anglezit të dukshëm.

Ai pozoi gjithashtu me topin e ndeshjes së tregolëshit të Eze, trofeun e Lojtarit të Ndeshjes dhe çmimin e tij personal të Lojtarit të Muajit tek Arsenali për tetor.

Gabriel me ironi e etikoi Richarlisonin në foto dhe i bëri fansat e shokët e skuadrës të qeshin me lot, me Eze, Declan Rice dhe Bukayo Saka që lanë komente me emoji.

Gabriel dhe Richarlison pritet të luajnë krah për krah në Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut me Brazilin, por në nivel klubesh atyre u pëlqen të tallen me njëri-tjetrin.

Në korrik, Spurs mposhti Arsenalin në një miqësore në Hong Kong dhe Richarlison mori çmimin e Lojtarit të Ndeshjes për paraqitjen e tij.

Ai shkoi në “Instagram” për të postuar një foto me çmimin e tij dhe e etiketoi Gabrielin, i cili nuk vonoi të përgjigjej.

27-vjeçari iu përgjigj brazilianit tjetër me një foto të tre çmimeve të tij të Lojtarit të Ndeshjes në Premierligë që ka marrë kundër Spurs gjatë karrierës së tij.

Tendenca vazhdoi edhe të dielën dhe tashmë sytë janë te derbi tjetër i veriut të Londrës, i cili është planifikuar të zhvillohet në shkurt./GazetaExpress/