FC Prishtina ndahet me trajnerin Arsim Thaqi - Gazeta Express
string(44) "fc-prishtina-ndahet-me-trajnerin-arsim-thaqi"

Sport

Gazeta Express

24/11/2025 12:54

FC Prishtina ndahet me trajnerin Arsim Thaqi

Sport

Gazeta Express

24/11/2025 12:54

Arsim Thaqi nuk është më trajner i FC Prishtinës.

Bardhekaltrit kanë njoftuar përmes uebfaqes së tyre zyrtare se i kanë ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm, të cilin e falënderuan për bashkëpunimin dhe i uruan sukese në të ardhmen, shkruan “Gazeta Express”.

Fatale për Thaqin ishte humbja nga Malisheva në shtëpi dhe rënia e formës në xhirot e fundit pas një starti fantastik të sezonit.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit kryeqytetas, i cili megjithatë prin ende në Superligë.

“FC Prishtina dhe trajneri Arsim Thaqi mbyllin bashkëpunimin

FC Prishtina njofton se ka përmbyllur bashkëpunimin me trajnerin Arsim Thaqi, me marrëveshje të dyanshme.

E falënderojmë trajnerin Thaqi për kontributin e tij të çmuar gjatë periudhës sa ishte në krye të ekipit të parë, si dhe i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen. FC Prishtina dhe trajneri Thaqi mbeten të hapur për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

Trajneri Thaqi mori drejtimin e skuadrës në prill të vitit të kaluar, duke e udhëhequr klubin drejt triumfit në Kupën e Kosovës dhe pjesëmarrjes në garat evropiane. Nën drejtimin e tij, gjatë sezonit aktual pas 14 xhirove, FC Prishtina ka tubuar 26 pikë, duke kryesuar renditjen me 3 pikë avantazh ndaj vendit të dytë.

FC Prishtina i uron trajnerit Arsim Thaqi suksese të mëtejshme profesionale dhe personale.” /Gazeta Express